Një deputet iranian ka bërë thirrje për vendosjen e çmimit për të vraë presidentin amerikan, Trump, në përgjigje të një sulmi me dron që vrau Gjeneralin e lartë, Qassem Soleimani.
Deklarata u bë nga Ahmad Hamzeh, një ligjvënës nga Krahina jugore e Kermanit, zonë që njihet si qyteti i lindjes së Soleimanit.
‘Në emër të njerëzve të Provincës Kerman, ne do t’i paguajmë një çmim prej 3 milion dollarësh kujtdo që vret Trump-in,” tha Hamzeh në një fjalim para ligjvënësve të tjerë të martën, siç citohet nga mediat iraniane.
Hamzeh tha gjithashtu se Irani do të mbrohej nga sulmet dhe kërcënimet nga SHBA-ja nëse do të kishte armë bërthamore, duke shtuar se Teherani duhet të marrë në konsideratë zhvillimin e ‘raketave me rreze të gjatë të afta për t’u pajisur me koka bërthamore.