Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka bërë thirrje që drejtësia e re të zbardhë e ndëshkojë fajtorët për 4 viktimat e 21 janarit 2011. A
i dhe disa ministra të PS-së, pritën sot familjarët e personave që u vranë në protestën e 21 janarit.
Pas një bashkëbisedimi me ta, të gjithë me lule në duar iu drejtuan vendeve ku ishin qëlluar Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
‘Sot 9 vite nga 21 Janari 2011! Nderim dhe respekt dëshmorëve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë.’ – shkruan Balla në Facebook.