Janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, 7 të arrestuarit e operacionit ‘Tranzit’, mes tyre edhe vëllai i ish-shefit të Qarkullimit Dibër.
Pasi prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për të arrestuarit, të njëjtën masë caktuan dhe togat e zeza.
Pas hekurave mbetën Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsida Piperi, Arjet Halilaj.
Më 18 janara policia i arrestoi të 7 personat në kuadër të operacionit “tranzit” ku iu kapën 32.5 kg lëndë narkotike e llojit canabis sativa në formë çokollate.
Lënda narkotike ishte siguruar në shtetin grek dhe nëpërmjet pikës së kalimit të Kakavijës nga dy persona me banim në Gjirokastër.
Pas operacionit u pezullua nga puna edhe shefi i qarkullimit në Dibër Robert Aga, i cili është edhe vëllai i Pajtim Ageës.
Robert Aga u bë i njohur nga përgjimet e Bild, për akuzat e shit-blerjes së votave, ku komunikonte me ministrat dhe deputetë socialistë.