Vendosni fjalën kyçe....

Kina dënon me 13 vjet burg ish-shefin e Interpolit


Një gjykatë në Kinë, ka dënuar me 13 vjet burg një ish-shef të Interpolit, të akuzuar për ryshfet.

Meng Hongwei, i cili ishte kreu i parë kinez i Interpolit, u zhduk në një udhëtim nga Franca në Shtator 2018.

Kina më vonë konfirmoi se ai ishte arrestuar si pjesë e përpjekjeve të Presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit.

Siç shkruan BBC, Meng ka pranuar se ka marrë më shumë se 2 milion dollarë në ryshfete. 56-vjeçari u urdhërua gjithashtu nga gjykata, të paguante një gjobë prej dy milion juan (289,540 dollarë).

Deklarata e gjykatës thoshte se Meng nuk do të apelonte për aktgjykimin.

Meng u zhduk në shtator 2018 gjatë një vizite në Kinë nga Franca, ku ka bazën agjensia ndërkombëtare e policisë së Interpolit. Ai ishte planifikuar të shërbente si kreu i Interpolit deri në vitin 2020, por organizata tha që ai dha dorëheqjen si president disa ditë pasi gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur.

Autoritetet kineze më vonë konfirmuan se ai ishte ndaluar dhe në tetor, thanë që Meng po hetohej për ryshfet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *