Komisioni Europian i ka kërkuar qeverisë që të rishikojë ligjet për mediat, të ashtuquajtura ‘Paketa Anti-shpifje’.
Në një përgjigje për ABC News, zëdhënësja e Komisionit Euroian, Ana Pisonero, deklaroi se kthimi i ligjit në fjalë nga ana e presidentit është një mundësi e mirë për qeverinë për të pranuar rekomandimet e Këshillit të Europës.
‘Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet’, u shpreh zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.
Ajo shtoi se KE-ja mbështet vetërregullimin në sektorin e medias, duke thënë: ‘Ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë sëë mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjita rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant’, shtoi Pisonero.