Ministria e Brendshme i ka bërë të ditur Prokurorisë së Përgjithshme se i mungon lënda narkotike që është e nevojshme për stërvitjen e qenve anti-drogë.
Dokumenti që mban datën 14 janar të këtij viti tregon sesi Kryeprokurori Ccela u ka kërkuar prokurorëve në rrethe që të mbajnë kontakte me policinë dhe në rastet ku sekuestrohet drogë, ajo të mos asgjësohet por t’i vihet në dispozicion policisë.
‘Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor. Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike’, thuhet në letër.
(Foto Credit: Shqiptarja.com)