Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu njofton ndryshimet në koncesionin e sterilizimit: 25% ulje nëse ka mbi 64 mijë ndërhyrje


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka deklaruar sot se kontrata e sterilizimit është përmirësuar.

Kjo lëvizje e ministrisë vjen pasi koncesioni i sterilizimit u denoncua nga Nisma Thurje në SPAK. Ajo tha se nëse gjatë vitit do ketë më shumë se 64 mijë operacione atëherë do ketë një ulje 25% për pagesat.

‘Kemi amenduar kontratën e sterilizimit. Nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por pesë procese pune dhe të gjithë elementët që ofrojnë siguri maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompleksitetet. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompleksitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne, por nga sëmundshmëria.’ – tha Manastirliu.

Ajo shtoi se synimi i institucionit që drejton është cilësia, duke pasur parasysh edhe shifrat që paguhen.

‘Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Çdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Çdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mbi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompleksitete të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25%, pra mbi 64 mijë ndërhyrje’, shtoi ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *