Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëveshja të arrihet deri në fundjavë, ose të konstatohet se s’ka kushte të bëhet” – Mustafa


Kreu i LDK-së, Mustafa, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se deri në fund të javës duhet të ketë një marrëveshje për bashkëqeverisje ose duhet të bëhet e ditur se ajo s’mund të arrihet.

Ai e ka bërë deklaratën pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë që drejton, duke theksuar se ajo është e përkushtuar për të arritur marrëveshjen qeverisëse, shkruan Lajmi.net.

‘Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre, neve me 28 dhe Vetëvendosjesë me 29 deputetë. Kemi dhënë një propozim që mendojmë se është i balancuar dhe Vetëvendosja ta duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë. Të ulemi dhe të bisedojmë dhe ato të kenë një përfundim sa më të shpejtë, deri në fund të kësaj jave. Ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte të bëhet.’ ka thënë kreu i LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *