Pas dy muajve në Kanada, Meghan Markle është parë duke shëtitur në pyll me djalin e saj Archie dhe dy qentë, ndërsa priste mbërritjen e bashkëshortit të saj princit Harry.
Siç shihet në fotot e publikuara nga Daily Mail, në fytyrën e saj nuk kishte asnjë shenjë të dramës “Megxit”, pasi vetëm buzëqeshte ndërsa mbante të birin në krahë. Dy truproja e shoqëronin nga pas.
Ndërkohë princ Harry mungoi në pritjen e parë solo të vëllait të tij William, duke nisur vetë një epokë të re për familjen mbretërore.
Harry pa dyshim ishte i ngazëllyer për ribashkimin me Archie-n dhe të shoqen Meghan, të cilët nuk i ka parë për pothuajse dy javë.
Ai fluturoi për në ishullin e Vancouver në Kanada me të njëjtin avion që kishte marrë më parë Meghan.