Vendosni fjalën kyçe....

Partizani “rrëzohet” në Korçë, Laçi fiton ndaj Teutës në Durrës


Partizani është mundur në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin 3-2. Kryeqytetasit shënuan të parët me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga mesfushori Telushi.

Por dalja me karton të kuq e mbrojtësit Broja u kushtoi shumë miqve, që shënuan në portën e tyre golin e barazimit dhe pësuan të dytin pa mbaruar pjesa e parë.

Me fillimin e së dytës, korçarët shënuan edhe golin e tretë me anë të Bregut duke vulosur fatin e takimit. Partizani mundi të shënojë golin e dytë në minutën e fundit të takimit.

Më fitoren e Laçit ndaj Teutës në Durrës, Partizani ka zbritur në vendin e pestë duke u larguar edhe më shumë nga kreu.

Vllaznia fitoi ndaj Flamurtarit pak orë më parë duke forcuar pozitat në mesin e renditjesdhe duke e zhytur edhe më shumë në krizë ekipin nga Vlora.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *