Vendosni fjalën kyçe....

Pas Dokles, kërkon lirimin edhe Emiljano Shullazi me shokë


Pas lirimit të disa të dënuarve për vrasje, edhe Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Aktualisht Shullazi ndodhet në burg, ndërsa kërkon lirimin nga qelia për të vijuar gjykimin në apel me një masë më të lehtë.

Seanca pritet të mbahet sot në orën 12:00 në gjykatë.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, Shullazi me grupin kërkojnë zëvendësimin e masës me argumentin se prokuroria e posaçme nuk ka dalë me vendim për riaktivizimin e masës së sigurisë dhe sipas tyre qëndrimi në burg po mbahet nga një institucion i ri, me një vendim të një institucioni të vjetër sikur ishte Gjykata e Krimeve të Rënda.

Kjo kërkesë e Shullazit me grupin vjen pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe Shullazi duket se kërkon të njëjtat përfitime.

Këtë janar, u liruan dy anëtarë të dyshuar të bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaverit. I pari ishte dënuar me burg përjetë, por u lirua me kusht nga ana e gjykatëses së Krujës Enklejeda Hoxha, ndërsa Sulejmanit iu falën rreth 5 vite burg, që i kishin mbetur nga dënimi me 25 vite.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *