Një ndeshje jujitsu (art marcial) ka përfunduar në sherr masiv mes sportistëve dhe mbështetësve të tyre.
Përleshja ndodhi në qytetin periferik të Moskës, Krasnogorsk.
Në pamjet e publikuara, gjithçka nis fillimisht mes dy të rinjve e më pas rrethi zgjerohet e në sherr përfshihen më shumë persona.
Përleshja ndodhi gjatë fundjavës ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes raportojnë mediat lokale.