Pas Culibaly, klubi durrsak njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin 23 vjeçar, Rubin Hebaj.
Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 6 muaj dhe pas firmës mbi kontratë lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.
Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i Ukrainas ku është aktivizuar me Vorskla Poltava ndërsa njeh shumë mirë Superligës teksa më herët ka qenë pjesë e Partizanit dhe Vllaznisë.
Rubin Hebaj është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar.