Vendosni fjalën kyçe....

Trump përshëndet marrëveshjen ajrore Serbi-Kosovë: Të gjithë thanë se nuk do të bëhet


Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur marrëveshjen e re për linjën ajrore Kosovë-Serbi, e cila u arrit dje në Berlin të Gjermanisë.

Trump e ka quajtur këtë një tjetër fitore.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore mes “Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC,  ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Kosova dhe Serbia nënshkruan dje një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd, pas më shumë se 20 vitesh ndërprerje.

Lajmi u dha në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richard Grenell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *