Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e Ziver Veizit: Me qeverinë kemi marrëdhënie shumë të mira (Video)


Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, një nga 4 personat e vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së 21 janarit 2011, ka deklaruar se familja e saj ka marrëdhënie shumë të mira me qeverinë Rama.

Në një intervistë për ‘A2’, Veizi u shpreh se qeveria u ka qëndruar pranë për çdo problem që ka pasur ajo dhe familja e saj.

‘Unë gjithmonë do vazhdoj të besoj te drejtësia, nuk i kam humbur asnjëherë shpresat. Me qeverinë Rama kemi marrëdhënie shumë të mira. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta edhe për probleme të tjera personale që mund të kemi përveç vënies së drejtësisë. Na kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës dhe ndjehemi shumë mirë nga kjo pjesë.’ – tha Veizi.

Ajo tha gjithashtu se ka besim te drejtësia dhe tek institucionet e reja të saj dhe pret që me vënien në funksion të SPAK-ut, çështja të zbardhet sa më shpejt dhe të vihet drejtësiae munguar.

‘9 vjet kanë kaluar dhe pa njeriun e zemrës është shumë e vështirë. Kanë qenë vite shumë të vështira por kam pasur mbështetje familjen dhe e kam pasur pak më të lehtë por dhimbja që unë ndjej nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kjo është një ngjarje shumë më e rëndë dhe e ndërlikuar se ç’jepet dhe unë besoj se kjo është arsyeja pse drejtësia nuk është vendosur akoma. Unë kam besim te drejtësia, te reformat e reja, te SPAK-u. Me vendosjen e saj ndoshta do përshpejtohet drejtësia.’ – shtoi Veizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *