Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy 19-vjeçarë në Tiranë, akuzohen se blinin karburant me kartëmonedha false


Dy 19-vjeçarë janë ndaluar pasi akuzohen për falsifikim karrtëmonedhash.

Në pranga kanë rënë U.M. dhe N.P., pasi akuzohen se përdornin kartëmonedha false në pika karburanti e kioska.

Ata janë arrestuar në Tiranë ndërsa gjatë kontrollit u është kapur një sasi kartëmonedhash që dyshohet se janë të falsifikuara.

‘Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se falsifikonin kartëmonedha false. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Euro 2020’ pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet U. M., dhe N. P., të dy 19 vjeç.

Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.’ – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *