Dy trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në Prizren.
Sipas policisë, ata janë një çift bashkëshortësh që jetonin në Suedi dhe janë gjetur në banesën që kishin në rrugën ‘Avni Kabashi’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, shkruan Koha.net.
Ata janë identifikuar si D.H dhe S.H. ndërsa dyshimet e para të policisë janë se bëhet fjalë për vrasje, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri.
Sipas policisë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa deri tani nuk ka ende asnjë të arrestuar apo të dyshuar për ngjarjen. Çifti i bashkëshortëve kishte ardhur në Kosovë me 20 janar.