Vendosni fjalën kyçe....

Coca-Cola refuzon të heqë dorë nga shishet plastike: Konsumatorët i duan


Coca-Cola nuk do të heqë dorë nga shishet plastike njëpërdorimëshe, edhe pse ato ndotin mjedisin. Sipas shefes së qëndrueshmërisë së firmës, Bea Perez, konsumatorët i pëlqejnë shishet plastike.

“Konsumatorët i pëlqejnë ata, sepse ato rimbyllen dhe janë të lehtë”– thotë Perez, citon BBC.

Firma, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mbeturinave plastike, është zotuar të riciklojë sa më shumë shishe plastike deri në vitin 2030.

Por aktivistët e mjedisit argumentojnë se shumë shishe do të vazhdojnë të mos mblidhen dhe të përfundojnë në depo.

Gjigandi i pijeve prodhon rreth tre milion ton paketim plastik në vit, ekuivalente me 200,000 shishe në minutë. Në vitin 2019, u zbulua se ishte marka më ndotëse në një auditim për mbeturinat plastike nga nga organizata “Break Free from Plastic”.

Coca-Cola është zotuar të përdorë të paktën 50% materiale të riciklueshme në paketimin e saj deri në vitin 2030. Ajo gjithashtu është në partneritet me OJQ në të gjithë botën për të ndihmuar në përmirësimin e mbledhjes së shisheve plastike.

Sidoqoftë, zonja Bea Perez tha që firma nuk mund të heqë plotësisht plastikën, ashtu siç duan një pjesë e fushatave mjedisore, duke thënë se kjo mund të largonte klientët dhe të godiste shitjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *