Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët rrëzojnë dekretin e Metës për paketën anti-shpifje


Komisioni parlamentar ka rrëzuar dekretin e Metës për ligjin anti-shpifje.

Deputetët nuk i kanë marrë parasysh vërejtjet e kreut të shtetit për ligjin në fjalë.

Presidenti e ktheu mbrapsht për rishyqrtim në Kuvend paketën anti-shpifje duke argumentuar se ai binte në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshimet në dy ligjet për mediat, të njohura si paketa anti-shpifje u miratuan në Kuvend në seancën e 19 dhjetorit 2019.

Ato janë kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve si dhe institucionet e BE-së që kanë kërkuar që ligjet në fjalë të pasqyrojnë rekomandimet e bëra nga palët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *