Vendosni fjalën kyçe....

E akuzoi si aset të rusëve, Tulsi Gabbard padit për shpifje Hillary Clinton-in


Përfaqësuesja demokrate Tulsi Gabbard ka paditur për shpifje ish-Skeretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Padia vjen pas deklaratave mediatike të ish-kandidates për presidente, Clinton, se Gabbard ishte aset i rusëve.

Në një njoftim për shtyp të publikuar Gabbard pretendoi se Clinton-i ‘me qëllim të keq dhe deklarata të rreme është përpjekur të pengojë fushatën presidenciale të Gabbard.’

Klinton i bëri vërejtjet për Gabbard-in gjatë një interviste të 17 tetorit 2019, duke thënë: ‘Ajo është e preferuara e rusëve. Ata po e mbështesin atë në mënyra të ndryshme. Ajo që është aktualisht në primaret e Partisë Demokrae është e preferuar e rusëve. Po, ajo është një aset i rusëve.’

Njoftimi për shtyp i Gabbard vëren se pas komenteve të Clinton-it, media ‘i ribotoi gjerësisht dhe i shpërndau këto deklarata’, duke dëmtuar fushatën e Gabbard-it në garën presidenciale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *