Pas fotove të publikuara nga “ABC News” duke konsumuar kokainë, ka reaguar kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili mohon të jetë personi që shfaqet në ato foto.
“Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë.”– tha kryebashkiaku i Bulqizës, në një prononcim për gazetarin e “News24”, Enver Doçi.
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës thotë se videoja është e montuar dhe se ndaj atij po bëhet një sulm politik.
Në fakt prej disa ditësh përflitej në media e debate televizive, për videon e një kryebashkiaku duke konsumuar kokainë, por emri i tij lihej mister. Gazetari Artan Hoxha i “ABC News” i publikoi pamjet sot të një personi që shfaqet duke konsumuar kokainë në një lokal, duke thënë se bëhet fjalë për një kryebashkiak, por pa treguar emrin e tij.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji doli në një deklaratë për mediat pak më herët, duke i drejtuar gishtin Lefter Allës, i cili u detyrua të reagojë./Hashtag.al