Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi ndaj presidentit Trump, çfarë ndodhi gjatë seancës së parë në Senat?


Gjyqi për fajësimin e presidentit amerikan Donald Trump zhvilloi dje seancën e parë në Senatin amerikan. Dita e hapjes kishte të bënte më së shumti me rregullat që do të ndiqen gjatë gjyqit dhe shënoi një seancë maratonë, e mbushur me debate të shumta mes palëve.

Një debat i ashpër midis demokratëve dhe republikanëve rreth planit të gjykimit të Trump-it i dha tonin seancës të së martës në Senat, që vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Gjatë seancës 12-orëshe, Senati i kontrolluar nga republikanët bllokoi një seri ndryshimesh të propozuara nga demokratët në përcaktimin e rregullores së gjyqit.

Secili nga 11 propozimet e bëra nga demokratët e Senatit, që përfshinte thirrjet për të dëshmuar të zyrtarëve të lartë të administratës dhe dokumente shtesë, u hodh poshtë pas votimit.

Për cilat rregulla bazë u pajtuan palët?

Dita e paarë përfundoi me një votim që miratoi rezolutën e rregullave nga drejtuesi i mazhorancës së Senatit, Mitch Mçonnell, një ithtar i një gjykimi dhe shfajësimi të shpejtë, me ndryshime të vogla.

Rezoluta vendosi afatin kohor të prezantimit të argumenteve, në 24 orë të shpërndara përgjatë tre ditëve (jo dy, siç u sugjerua fillimisht) për secilën palë dhe pengoi pyetjen, nëse Senati duhet të thërrasë dëshmitarët derisa Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe avokatët e Trump-it të përfundojnë prezantimin e argumenteve të tyre dhe senatorët bëjnë pyetjet e tyre.

Një ndryshim tjetër që nuk ka gjasa të kënaqë demokratët heq mundësinë e projekt-rezolutës që nuk do të lejonte pranimin e provave të Dhomës së Përfaqësuesve në procesverbalin e Senatit pa votim. Në vend të kësaj, Senati do të votojë më vonë nëse do të përfshijë ndonjë dokument.

Tensionet në seancë

Tensionet u ndezën gjatë gjithë seancës së së martës, me kulmuar me ashpërsi në një shkëmbim veçanërisht të nxehtë mes drejtuesit të gjyqit për fajësimin e Trump-it, Jerry Nadler dhe Këshillit të Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, në lidhje me faktin nëse ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, John Bolton, duhet të detyrohet të dëshmojë.

Gjatë përplasjes, Nadler akuzoi senatorët republikanë se ‘votuan për mbulimin e çështjes’ duke prishur ndryshimet në dokumente dhe dëshmi.

Shefi i Gjykatës Supreme, John Roberts, i cili mban kryesisht rol ceremonial të kryesimit të gjykimit, u përpoq të ndalë tensionet duke paralajmëruar Nadler-in e Cipollone-n.

Çfarë do ndodhë më pas?

Paraqitja e argumenteve do të fillojë të mërkurën në orën 1 të pasdites me kohën lokale. Pasi të dy palët të paraqesin argumentet e tyre, senatorët do të kenë një seancë me pyetje e përgjigje 16-orëshe, e ndjekur nga një debat katër orësh.

Të gjitha votat për propozimet e ardhshme në gjykim do të kërkojnë një shumicë të thjeshtë; Votimi i fundit nëse duhet të dënohet presidenti ka nevojë për një shumicë prej dy të tretave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *