Vendosni fjalën kyçe....

“Harry e Meghan-i të paguajnë nga xhepi jo nga taksat tona për sigurinë” – 80 mijë kanadezë firmosin peticionin


Më shumë se 80,000 kanadezë kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, të paguajnë faturën për sigurinë e tyre gjatë kohës që do jetojnë në Kanada.

Peticioni është nisur nga Federata Kanadeze e Tatimpaguesve, pasi Laurel Collins, e cila është deputete për Victoria-n, vendi ku po qëndrojnë Harry dhe Meghan, tha se taksapaguesit nuk duhet të detyrohen të paguajnë për kostot e sigurisë së Harry-t e Meghan-it.

Deri tani është e paqartë se kush do e mbështesë faturën për ruajtjen dhe sigurinë e familjes, kur ata të lënë zyrtarisht monarkinë në pranverë.

Deputetja tha se lekët e taksapaguesve kanadezë duhet të përdoren për çështje që kanë rëndësi për ta dhe jo për sigurinë e çiftit Harry-Meghan.

Petioni ka marrë më shumë se 80 mijë firma në më pak se 6 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *