Vendosni fjalën kyçe....

I dërguari i posaçëm i Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi mbërrin nesër në Prishtinë


I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Trump për dialogun Kosovë-Serbi, njëkohësisht ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Grenell, pritet të vizitojë këtë javë Prishtinën e Beogradin.

Ai pritet të takojë nesër presidentin e Kosovës, Thaçi, ndërsa të premten në mëngjes pritet që të takojë kreun e Serbisë, Vuçiç.

Vizita e Grenell-it vjen pasi pak ditë më parë u njoftua rinisja e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës e Serbisë pas 21 vitesh ndërprerje.

Grenell është i dërguari i presidentit amerikan Trump për dialogun mes dy vendeve, teksa përpjekjet amerikane për një marrëveshje mes palëve janë shtuar së fundmi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *