Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi hap sot dyert për qytetarët: Do shpërndajmë bluza e stilolapsa


Sot është ‘Dita e Dyerve të Hapura’ në Kuvend, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë godinën. Kjo bëhet në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar dhe orari kur qytetarët do lejohen të futen brenda është nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Përmes një njoftimi të shpërndarë nga vetë Kuvendi thuhet se vizitorët do të mund të marrin me vete bluza, stilolapsa dhe sende të tjera me simbole të 100-vjetorit të parlamentarizmit.

“Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, sot, më datë 22 janar, nga ora 10:00-20:00, në sallën e seancave plenare  të Kuvendit,  do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.

Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari.

Ju ftojmë të ndiqni dhe pasqyroni këtë veprimtari kushtuar kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë kombëtare.”- thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *