Humbja ndaj Skënderbeut i ka kushtuar shumë Partizanit, që po has vështirësi të mëdha për të dalë nga kriza.
Aktualisht ekipi i Sormani-t ka zbritur në vendin e pestë të renditjes dhe po bëhet gati për supersfidën ndaj Kukësit javën që vjen.
Një fitore e veriorëve në ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit dhe një sukses javën që vjen ndaj Partizanit mund t’i japë një avantazh të madh Kukësit në garën për titullin kampion. P
ër sfidën e javës që vjen, Partizani duhet të bëjë pa shërbimet e tre lojtarëve të rëndësishëm. Kështu nuk janë të gatshëm për kryeqytetasit Telushi, Melo e Boldor.