Vendosni fjalën kyçe....

Pas zjarreve dhe stuhive, Australia kërcënohet tashmë kërcënohet nga merimangat helmuese


Pas përballjes me një nga zjarret më të rrezikshme pyjore të cilat për muaj me radhë nuk arritën të merren nën kontroll dhe stuhisë dhe reshjeve që pasuan, Australia kësaj radhe është alarmuar kundër një specieje helmuese të merimangave.

Sipas medias lokale, Parku i Zvarranikëve i Australisë ka njoftuar se lagështia dhe ngrohtësia kanë krijuar kushte të përshtatshme për rritjen dhe përhapjen e merimangave “hinkë”.

Parku bëri thirrje që në rast të kapjes së merimangave, numri i të cilëve është rritur ditëve të fundit në rajonin Newcastle të shtetit Uellsi i Ri Jugor, të sillen në park për programin e kundërhelmit shpëtues.

Pasi kjo specie është në gjendje të jetonte në ujë deri në 24 orë, banorët janë paralajmëruar të kontrollojnë pishinat para se të hyjnë në ujë.

Siç thuhet, një individ i pickuar nga merimanga “hinkë” mund të vdesë brenda dhjetë minutave.

Ndryshe, pas zjarreve disamujore të cilat autoritetet nuk arritën t’i marrin nën kontroll, Australia javën e kaluar dhe këtë javë u përball me stuhi pluhuri, breshër dhe reshje të fuqishme.

Stuhia e pluhurit goditi qytezat Dubbo, Broken Hill, Nyngan dhe Parkes, ndërsa Kanberra dhe Melburni u përballën me breshër. Ndërkaq, Brisbane dhe Queensland iu dorëzuan stuhisë së pluhurit.

Zjarret që filluan nga shtatori në Australi dogjën një sipërfaqe totale prej më shumë se 10.3 milionësh hektarësh dhe mbi 2.600 shtëpi, shumica në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa 28 persona humbën jetën.

NASA ka paralajmëruar se tymërat e shkaktuara nga zjarret në Australi pritet bëjnë rrotullim rreth tokës të paktën një herë.

Ndërkaq, Fondacioni për Mbrojtjen e Natyrës (WWF), ka supozuar se 1,25 miliardë gjallesa mund të kenë ngordhur drejtpërdrejt ose tërthorazi si pasojë e zjarreve.

Në mesin e kafshëve të ndodhura supozohet se më së shumti ka zvarranikë, zogj, si dhe gjitarë si koala dhe kangurë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *