Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarja denoncoi në media mungesën e ndihmës, policia bashkiake e Shijakut i prish strehën (VIDEO)


Pasi një qytetare denoncoi te gazetarët situatën e saj pas tërmetit të 26 nëntorit, policia bashkiake e Shijakut ka shkuar t’i prishë baraken që ajo vetë kishte ngritur për t’u strehuar në mungesë të banesës. Zonja tregoi se nuk ka marrë asnjë ndihmë, as nga bashkia.

“Këtu jetoj dhe kam dy muaj. Asnjë nuk ka marrë masa me më dhënë një çapë bukë ta sjellë këtu se jam pa punë.”– kështu u shpreh zonja nga Shijaku për emisionin “Tempora” në televizionin “Ora News”. Ajo vazhdon: “S’ke ik ti s’ke gjetur shtëpi? Ku ta gjej shtëpinë o kryetar. Kam dy muaj që kërkoj për shtëpi por nuk kam gjetur.”

Pasi pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti, familja prej 5 anëtarësh ngriti një barakë përpara pallatit për t’u strehuar në këto ditë e netë të ftohta dimri.

E kjo barake është kthyer në një strehë jo vetëm për të dhe për familjet e tjera të pallatit.

“Ja dhe kjo komshia që është këtu rri këtu me mua. Edhe ai tjetri vjen dhe rri këtu me mua.”– tregon qytetarja.

Mirëpo menjëherë pas intervistës, aty kanë mbërritur efektivë të policisë së bashkisë Shijakut të cilët nuk kishin shkuar për t’i ardhur në ndihmë, por për t’i shkatërruar të vetmen strehë që u kishte mbetur.

“Erdhën gazetarët na morën në intervistë. Sa ikën ata erdhën e prishën policia bashkiake.”– tregon ditën tjetër qytetarja.

Siç tregohet në video, familja me 5 anëtarë dhe komshinjtë e tjerë e kanë kaluar natën në qiell të hapur, rreth një zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *