Pas ndërprerjes së mësimit në disa shkolla në qarkun e Tiranës, Durrësit e Lezhës, në ditët që pasuan tërmetin e 26 nëntorit, Ministria e Arsimit ka paraqitur planin për zëvendësimin e orëve.
Në një shkresë të firmosur nga ministrja Shahini, thuhet se shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës do zhvillojnë mësim ditët e shtuna në periudhën 25 janar-28 mars.
Përkatësisht shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, do bëjnë mësim të shtunat në datat 25 janar, 29 shkurt e 16 mars, kurse ato të Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut e Krujës, zëvendësimi do të bëhet në datat 25 janar, 15 shkurt, 29 shkurt, 16 mars e 28 mars.