Vendosni fjalën kyçe....

“U kërcënova për videon”, Zv.ministrja e Brendshme: Gazetari të paraqitet në polici për sqarime


Zëvendës ministrja e Rendit Rovena Voda i ka bërë thirrje gazetarit Artan Hoxha i cili nxori videon ku sipas tij kryebashkiaku i Bulqizës konsumon lëndë narkotike, të paraqitet pranë departamentit përkatës të policisë së shtetit pas deklaratave se është kërcënuar për publikimin e pamjeve.

Sigurisht që kur bëhen paralajmërime të tilla askush nuk mund të qëndrojë indiferent. Zoti Hoxha duhet të ketë besim te Policia e Shtetit dhe duhet të paraqitet personalisht para departamentit përkatës dhe duhet të japë sqarime të hollësishme për ato që di për kërcënimet. Se ndryshe jemi në moskallëzim krimi pastaj. Unë i bëj thirrje që të paraqitet para Policisë së Shtetit. Vetëm kështu ne mund të ndihmojmë policinë e shtetit. Ky është mesazhi që unë jap për zotin Hoxha por edhe për të gjithë kryebashkiakët”- tha Voda për emisionin Byro Politikë në Abc News.

Deklarata e Vodës erdhi pasi vetë gazetari më herët në një intervistë për  Abc News u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi këtë video ka pasur shumë presione, të formave të ndryshme.

Deklarova që jam duke verifikuar një video që ka të bëjë me momente të parshtatshme të një të zgjedhuri. Që nga ai moment ka filluar presione, kanë qenë të mëdha në shumë kuptime edhe miqësore edhe shoqërore edhe me orcë edhe me para. Kemi të bëjmë me një rast që për mua është shumë i rëndë. Faktohet ajo akuza, për ta futur me ligj testin e narkotikëve për deputetet që nuk u miratua. Është një rast që ka problematikë dhe kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve. Problematika tjetër është se si është e mundur që i shpëtojmë filtrit të përzgjedhjes”- tha gazetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *