Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Jam kundër sistemit me lista të hapura, preferoj proporcional kombëtar


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ishte kundër ndryshimit të sistemit aktual elektoral, proporcional rajonal me lista të mbyllura. Në studion e “Opinion” ai tha se nëse sistemi do të ndryshohej do të pëlqente vetëm proporcionalin kombëtar duke e konsideruar si më të drejtë.

Unë për opozitën kam vetëm një sugjerim. Të mobilizojë të gjithë fuqitë e saj për të rrëzuar Ramën. Unë këtë sistem e quaj shumë të mirë.

Unë do ta ndërroja vetëm me një sistem të plotë kombëtar proporcional sepse është më i drejtë. Unë këtë e quaj shumë të mirë. Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelët.

Edi Rama është vetë i kriminalizuar. Ai është vetë bandit. Asnjë sistem nuk i ndalon dot kriminelët të hyjnë në Kuvend nëse nuk dëshiron kryetari. Pse nuk futi Basha në listë kriminelë.

Duhen ndarë biznesmenit nga kriminelët. Biznesin nuk e ndalon dot të hyjë në politikë sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ata duhet të respektojnë rregullat dhe mund të hyjnë në politikë” – tha Berisha. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *