Vendosni fjalën kyçe....

Berisha komenton marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Opozita arriti në këtë pikë pasi nuk realizoi qëllimet


Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi marrëveshjen për tu ulur të opozitën në një tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Sipas Berishës, i cili bëri deklaratën e tij në emisionin “Opinion” , tha se opozita arriti në këtë pisa pasi nuk realizoi dot qëllimet që kishte.

Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”-tha Berisha në Opinion.

Pyetjes se pse opozita nuk arriti opozita të arrijë qëllimet, Berisha iu përgjigj:

Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO. Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *