Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët refuzojnë të thirrin Hunter Biden të dëshmojë


Demokratët kanë përjashtuar si mundësi “shkëmbimin e dëshmitarëve” me republikanët, në gjyqin kundër presidentit Donald Trump.

Ligjvënësit amerikanë që po kërkojnë të heqin presidentin nga detyra shpresojnë të dëgjojnë dëshminë e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Por siç shkruan BBC, demokratët refuzuan çdo marrëveshje që lejon që djali Joe Biden të thirret si dëshmitar. Trump është akuzuar për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit lidhur me çështjen në Ukrainë, por ai i mohon këto akuza.

Demokratët kanë deri në tre ditë për të bërë çështjen e tyre ndërsa paraqesin argumentet e tyre në Senat. Ekipi mbrojtës i Trump do të ketë tre ditë kohë pas tyre, për një kundërshtim.

Demokratët e akuzojnë presidentin se ka përdorur ndihmën ushtarake amerikane për të bërë pazare, në një përpjekje për të nxitur Ukrainën të nisë një hetim për të diskredituar kundërshtarin e tij të mundshëm demokrat, Joe Biden.

Trump ka mbledhur të dhëna mbi pretendimt për korrupsion kundër Biden, djali i të cilit Hunter mbante një pozicion në bordin e një firmë gazit në Ukrainë, ndërsa babai i tij ishte zv.presidenti i SHBA-ve dhe përgjegjës për marrëdhëniet Ameriko-Ukrainë.

Gjyqi mund të përfundojë javën e ardhshme, por republikanë kontrollojnë Senatin dhe nuk ka gjasa që ta shkarkojnë presidentin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *