Vendosni fjalën kyçe....

Detektor depresioni?! Studiuesit zbulojnë një mjet të ri për të identifikuar adoleshentët e rrezikuar


Studiuesit ‘King’s College’ në Londër, kanë zhvilluar një mjet të ri për të parashikuar se cilët adoleshentë janë më të rrezikuar nga zhvillimi i depresionit kur bëhen 18 vjeç, bazuar në një grup gjithëpërfshirës të faktorëve.

Studiuesit studiuan mbi 2 mijë 15-vjeçarë brazilianë, duke përdorur 11 faktorë përfshirë marrëdhëniet familjare, përdorimin e drogës, suksesin akademik ose dështimin, si dhe seksin e ngjyrën e lëkurës për të siguruar një rezultat të rrezikut.

Sipas Dr. Valeria Mondelli nga ‘King’s College’, bashkëautore e studimit, ai shënon një hap të parë të rëndësishëm në përmirësimin e zbulimit dhe trajtimeve për depresionin.

Studiuesit u përpoqën të shkojnë përtej metodave tradicionale të diagnostikimit të rreziqeve të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe përpiluan të dhënat e tyre me rezultatet e rrezikut të përdorura, për të parashikuar probleme të tjera shëndetësore, siç është rezultati i rrezikut kardiovaskular.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *