Vendosni fjalën kyçe....

Di Maio habitet nga fatura e dëmeve nga tërmeti: Shumë e lartë (VIDEO)


Pas vizitës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Itali ku është takuar me homologun Giuseppe Conte, me të cilin ka diskutuar mbi konferencën e donatorëve që do të mbahet në shkurt.

Për këtë çështje Rama ka folur edhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili është habitur nga fatura e dëmeve të tërmetit.

“Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)”- thotë Rama, ndërsa ministri italian habitet.

“Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje”– shprehet Di Maio.

Rama shtoi se pikërisht për këtë çështje dëshironte të diskutonte sot me të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *