Vendosni fjalën kyçe....

Gjarpërinjtë ose lakuriqët e natës mund të jenë burimi i virusit vdekjeprurës në Kinë


Gjarpërinjtë  mund të jenë burimi origjinal i koronavirusit të sapohapur, që ka shkaktuar shpërthimin e një sëmundjeje vdekjeprurëse infektive të rrugëve të frymëmarrjes në Kinë.

Gjarpëri (Bungarus multicinctus), i njohur gjithashtu si kraiti tajvanez apo kinez, është një specie shumë helmuese që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore.

Sëmundja u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit 2019 në Wuhan, një qytet i madh në Kinën qendrore dhe është përhapur me shpejtësi. Që atëherë, udhëtarët e sëmurë nga Wuhan-i kanë infektuar njerëz në Kinë dhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë ka dyshim se përveç gjarpërinjve, lakuriqët e natës mund të jenë burimi i përhapjes së virusit. Një analizë e detajuar gjenetike e vitit 2019 rzbuloi se është një lloj i ri  virusi i cili duket se është një përzierje e dy koronavirusëve të tjerë; njëri prej të cilave është nga lakuriqët e tjetri nga gjarpërinjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *