Kryeministri në detyrë i Kosovës e konsideroi padinë e Ramës për shpifje” të turpshme”, ndërsa shtoi se “nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje”.
“U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës.
Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent.
Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe paftyrsi bëri padinë i cili është akt i turpshëm.
Më lejoni t’ju them diçka. A ju duket mirë ju që Rama në takime me ndërkombëtarët ka sharë lidera kosovarë duke quajtur njërin gënjeshtar, njërin hipokrit dhe njërin neo-marksist. Ju duket mirë që Rama shan liderat e Kosovës”- tha Haradinaj.