Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën


Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, theksoi se pavarësisht presionit ndërkombëtar taksa me Serbinë nuk hiqet.

Haradinaj gjithashtu këmbënguli se taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën pavarësisht se i dërguari special i SHBA-së kërkoi heqjen e saj për nisjen e dialogut.

Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën. Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”– tha Haradinaj në emision “Open” në Top Channel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *