Vendosni fjalën kyçe....

Hollësi tronditëse, i dyshuari për vrasjen e çiftit të bashkëshortëve në Prizren është djali i tyre


Autori i dyshuar i vrasjes së çiftit të bashkëshortëve në Prizren është djali i tyre.

Ditën e djeshme u gjendën të vrarë brenda një banese në lagjen ‘Ortakoll’ burrë e grua, Sokol e Suada Hadri.

Ata kishin ardhur me pushime në Kosovës nga Suedia ku jetonin vetëm 3 ditë më parë, ndërsa u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas policisë, personi i dyshuar për krimin e rëndë është djali i çiftit, 35-vjeçari A.Hadri, i cili është larguar nga Kosova pas vrasjes së prindërve.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *