Ndryshe nga sa kishte deklaruar javën e kaluar, kryeministri i Ukrainës Oleksiy Honcharuk nuk po planifikon të japë dorëheqjen.
“Qeveria nuk po shkon askund, ne vazhdojmë të punojmë dhe nuk planifikojmë asnjë dorëheqje”- tha Honcharuk në forumin ekonomik në Davos, citon Reuters.
Ai shtoi se kishte marrëdhënie të mira me Presidentin, Volodymyr Zelenskiy.
Javën e kaluar Honcharuk tha se do të largohet nga Kryeministria, pas një regjistrimi në audio ku ai kritikonte presidentin. Por Zelenskiy e lejoi atë të mbante punën.