Vendosni fjalën kyçe....

“Ligji për mediat duhet rishikuar” – Këshilltari i Metës paraqet argumentet në Komisionin e Mediave


Presidenti Meta ka paraqitur argumentet e tij për kthimin e ligjit për mediat për rishqyrtim në Kuvend.

Këshilltari i tij, Dervishaj, ishte i pranishëm në Komisionin për Mediat ku sot u diskutua për dekretin e kreut të shtetit.

Ai tha se një pjesë e dispozitafe të miratuara ishin me tendencë pozitive si psh. mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Por disa prej tyre bien ndesh me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit.

‘’Një pjesë e dispozitave të ligjit janë hap me tendencë pozitive. Presidenti vlerëson ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konstatohet se disa dispozita bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit. E nevojshme që dispozitat të rishikohen, pasi përbëjnë rrezik të interesit publik.

Këto dispozita përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situate e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian. Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm, prandaj duhet rishikuar’, tha Dervishaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *