Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Romë avioni me 202 pasagjerë nga Kina, kontrolle të rrepta në aeroport nga frika e virusit (PAMJET)


Pasagjerët të cilët kanë zbritur në 05:00 të mëngjesit të sotëm në Romë nga qyteti kinez i Wuhan, janë kontrolluar për shenja të koronavirusit të ri.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, kontrolli ndaj 202 pasagjerëve dhe ekuipazhit ishte i pari i këtij lloji, pasi autoritetet shëndetësore italiane urdhëruan masa të posaçme kontrolli për të parandaluar transmetimin e virusit.

Fatmirësisht nuk kishte asnjë informacion për ndonjë rast të dyshuar të mundshëm.

Në aeroportin e Romës masat e sigurisë ndaj avionit të kompanisë “China Southern Airlines” ishin të rrepta. Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar një korridor shëndetësor me kontrolle për temperaturën për secilin udhëtar dhe monitorohen destinacionet e udhëtimi nëpër Itali.

“Ndalova në Wuhan për t’u rikthyer në Itali, ka shumë kontrolle në aeroporte”, thotë Antonio që mbërrin nga Kina, me maskë në fytyrë si e gjithë ekuipazhi, citon Corriere Della Sera.

E njëjta procedurë sigurie përfshinte edhe fluturimet e tjera të mëvonshme nga Kina.

“Mbërritëm nga Shengzhe dhe ne gjithashtu jemi monitoruar me kamera infra të kuqe, jemi mirë edhe pse shqetësohemi për situatën në Kinë”– thotë një baba i ri kinez i cili ndodhet në Itali me familjen për të kaluar pushimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *