Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha miraton projektligjin, Mbretëria e Bashkuar largohet nga BE-ja më 31 janar


Projektligji për largimin nga BE-ja që do të mundësojë daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni Europian më 31 janar u bë ligj të enjten pasi mori pëlqimin mbretëror nga Mbretëresha Elizabeth II.

Projektligji u miratua nga Dhoma e Lordëve të mërkurën pasi u dërgua përsëri në dhomën e sipërme të parlamentit, pas bërjes së disa ndryshimeve.

Legjislacioni që do të zbatojë marrëveshjen e tërheqjes të negociuar nga Kryeministri Boris Johnson me BE-në ishte në pritje të pëlqimit mbretëror, një formalitet i aprovimit të monarkut, për t’u bërë ligj.

Sipas ligjit, Britania e Madhe do largohet nga BE-ja me 31 janar 2020, duke nisur një periudhë kalimtare që skadon më 31 dhjetor 2020.

Projektligji i marrëveshjes për tërheqjen nga BE-ja kaloi fazën e parë të procesit legjislativ në tetor, por Johnson-i ndaloi procedurat kur ai nuk arriti të merrte në kohë miratimin për ta bërë atë në ligj, përpara afatit të mëparshëm të Brexit, më 31 tetor.

Duke humbur afatin e 31 tetorit dhe duke qenë i detyruar të kërkonte një zgjatje nga BE-ja, Johnson-i thirri një zgjedhje të parakohshme të përgjithshme duke i fituar bindshëm ato.

Britania e Madhe vendosi të largohej nga blloku pas më shumë se 40 vjet anëtarësie në një referendum të mbajtur në qershor 2016.

Me legjislacionin e ri, ajo do largohet nga BE-ja në orën 11 të paradites së 31 janarit, 3 vjet e gjysmë pas referendumit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *