Vendosni fjalën kyçe....

Meta i drejtohet Komisionit të Venecias, 6 shqetësimet që ngre


Presidenti Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias për t’i kërkuar një opinion për sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në letrën dërguar institucionit në fjalë, Meta thekson edhe çështje të tjera ndërsa i ka përmbledhur të gjitha pyetjet e tij në 6 ndarje në fund të dokumentit 46 faqësh.

Ndër të tjera kreu i shtetit thotë se Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit ndërsa denoncon veprimtarinë e Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Çështjet për të cilat Meta kërkon opinion nga Komisioni i Venecias janë:

1 – Zgjerimi i objektit të Komisionit Hetimor nga Kuvendi mono-partiak

2 – Gjykata Kushtetuese

3 – Veprimtaria e presidentit

4 – Veprimtaria e Kuvendit

5 – Emërimet në Gjykatën Kushtetuese të bëra nga Kuvendi

6 – Veprimtaria e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Letrën e plotë të Metës e lexoni këtu: Meta-Venecia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *