Vendosni fjalën kyçe....

Po ndihmonte në shuarjen e zjarreve – Rrëzohet avioni në Australi, humnin jetën tre amerikanë


Një avion kanadez është rrëzuar ndërsa po luftonte me zjarret në rajonin alpin të Australisë të enjten, duke vrarë të tre personat që ndodheshin në të.

Autoritetet australiane njoftuan se të tre viktimat ishin amerikanë. Reuters shkruan se avioni u rrëzua ndërsa po mbante një ngarkesë me ujë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rrëzimit.

“Në mënyrë tragjike, duket se nuk ka të mbijetuar si rezultat i përplasjes në zonën e Monaro”– tha Shane Fitzsimmons, Komisioneri i Shërbimeve Zjarrfikëse për shtetin e New South Wales.

Fitzsimmons tha që avioni ishte marrë me qira nga kompania kanadeze e zjarrfikësve ajrorë “Coulson Aviation”.

“Aksidenti raportohet të jetë i gjerë dhe ne jemi shumë të trishtuar për të konfirmuar se kishte tre viktima”– tha kompania në një deklaratë të shkurtër me email.

Kjo ngjarje e ka rritur numrin e viktimave nga zjarret në Australi në 32, që nga muaji shtator. Rreth 1 miliard kafshë janë zhdukur gjithashtu, ndërsa janë djegur 2.500 shtëpi dhe një sipërfaqe me shkurre sa një e treta e Gjermanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *