Vendosni fjalën kyçe....

Po priste kafen në një lokal në Napoli, shqiptari qëllohet me 2 plumba

Një shqiptar është vrarë me dy plumba brenda një lokali në Napoli, Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, ai po priste të pinte një kafe, kur u përball me një vrasës, i cili qëlloi me dy plumba në sy të klientëve të tjerë të lokalit.

Viktima është një 32-vjeçar me kombësi shqiptare, por me pasaportë angleze.  Burri, i cili u transportua menjëherë në klinikën e afërt Fiori, fatmirësisht nuk ka plagë kërcënuese për jetën. Ai nuk ka as precedent penal.

Të shtënat ndodhën para klientëve të lokalit dhe kalimtarëve, që kërkuan strehim mes makinave të parkuara. Autori qëlloi dy herë, duke e goditur shqiptarin në mollaqe. Sipas hetimeve të para, mendohet se ka ndodhur një mosmarrëveshje mes bashkatdhetarëve, pasi autori mesa duket është shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *