Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi, ka braktisur mbledhjen e komisionit parlamentar në mënyrë demonstrative.
Në fjalën e tij para se të largohej, Alimadhi tha se deputetët e sumicës në komision ishin pa kulturë pasi qeshnin sa herë që ai merrte fjalën.
‘Ju lutem mos, flisni. Nga momenti që unë nis e bëj një pyetje, apo do marr përgjigje këtu sulen të gjithë. Unë nuk e kam këtë kulturë. Ka gati një vit, qeshin, sillen të kulturë. Nëse unë nuk e kam vendin këtu, ma tregoni si para viteve 1990, jam i gatshëm të iki, por të iki si njeri. Këta janë diktatorë. Qeshin nën buzë, ç’është kjo? E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë!’ – tha Alimadhi para se të largohej.