Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria më e korruptuara e Europës”, Tabaku komenton raportin: Ka një rrugë shpëtimi


Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me raportin e “Transparency International” ku Shqipëria ka humbur 7 vende në renditje duke u cilësuar si vendi më i korruptuar në Europë.

Tabaku thotë se në Shqipëri 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive dhe taksat shkruhen në zyrën e oligarkëve.

“Shqiperia me indeksin e demokracisë më dobët dhe me korrupsion më të madh se 2018, bie me 7 vende.

Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracisë së The Economist raporton. Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.”– thuhet në shkrimin e Tabakut.

Ish- deputetja jep edhe edhe rrugën e shpëtimit, që sipas saj është një qeveri që komandohet jo nga zyrat juridike të oligarkëve por që harton ligjet për qytetarët. Tabaku thotë se duhet një Reformë Zgjedhore që rregullon financimin e partive si dhe shfaq transparencën në tendera dhe konceisone.

“Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.

Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar.”-shkruan Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *