Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria më e korruptuara në Europë, humbet 7 vende në renditjen e “Transparency International”


Niveli i korrupsionit vijon të jetë problem në Shqipëri, pasi vendi ka zbritur 7 vende në raportin e publikuar nga “Transparency International” për vitin 2019.

Shqipëria renditet në vendin e 106 (me vetëm 35 pikë) nga 180 shtete të përfshira në matjen e shkallës së korrupsionit në botë, ndërkohë që në 2018-ën renditej e 99-ta.

Edhe Kosova ka humbur 8 vende në krahasim me një vit më parë por vijon të mbetet më lart se Shqipëria, në vendin e 101 duke ia lënë Shqipërisë titullin si shteti më i korruptuar në Europë.

Zelanda e Re dhe Danimarka janë vendet që renditen të parat në listë, me nga 87 pikë secila, pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85). Pikët maksimale të vlerësimit që tregojnë mungesën e korrupsionit janë 100.

Ndërsa vendet që renditen të fundit janë Somalia, Sudani i Jugut dhe Siria me rezultate përkatësisht 9, 12 dhe 13. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *