Vendosni fjalën kyçe....

Videoja me kokainë, SPAK nis hetimet ndaj Lefter Allës


SPAK ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, një ditë pas publikimit të videos ku sipas gazetarit Artan Hoxha, ai është duke konsumuar kokainë në një lokal.

Videoja u publikua ditën e djeshme nga “ABC News” dhe solli direkt reagimin e Partisë Demokratike e cila kërkoi nisjen e hetimeve ndaj Allës.

Ky i fundit i ka mohuar akuzat, duke i konsideruar pamjet një montazh i stisur për ta sulmuar atë politikisht.

Alla i konsideron akuzat si telenovelën e radhës “Babale”, duke mos pranuar se është ai në videon e shfaqur./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *